Nis protesta e studentëve te Ministria e Arsimit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 14:17 | Aktualitet

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e studentëve këtë të mërkurë, para Ministrisë së Arsimit. Të rinjve u janë bashkuar edhe disa pedagogë dhe qytetarë të Tiranës.

Më herët, Policia dërgoi pranë institucionit një autobot ujëhedhës, ndërsa efektivët janë vendosur pranë Rrugës së Durrësit.

Studentët kanë lajmëruar se do të zhvillojnë protesta dy herë në javë, të mërkurave dhe të shtunave.

Në të gjitha protestat e mëparshme nuk kanë munguar përplasjet me forcat e rendit, të cilët janë qëlluar me gurë, ndërsa janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Ndryshe nga protestat e të shtunave, këtë herë deputetët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike nuk i janë bashkuar zyrtarisht tubimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos