Thuajse i gjithë komunikimi në glob, prej 6 javësh plotësisht, është kthyer në virtual. E në vazhdën e komunikimeve virtuale hyn edhe procesi mësimor, që detyrimisht ishte i pari proces i mundësisë së grumbullimit e infektimit masiv me Covid-19, që u pezullua edhe në Shqipëri. Por, për t’u zëvendësuar me orët “online” dhe orët e kompensuara me transmetime televizive në televizionin publik. Por, ndërkohë që karantina zgjat, zgjidhja mbetet e panjohur ashtu si edhe afatet, fundi i vitit shkollor e datat e mundshme të provimeve, e sidomos muajt e maturës afrojnë, çka, natyrisht, nuk eviton ankthin e pasigurinë te nxënësit e prindërit. Ministrja e arsimit, Besa Shahini, ka preferuar komunikimin e vazhdueshëm me video-mesazhe për të qartësuar situatën, e një të tillë “live” e pati me “Ditari” në A2 me zv/ministren e Arsimit, zonjën Nina Guga. (A2 Televizion)
Leksione e provime “online”, çfarë ndodh me vitin shkollor?
