
Dhjetëra qytetarë të Durrësit e kanë kaluar natën jashtë nga paniku dhe frika e lëkundjeve sizmike që kanë vijuar pa ndërprerje përgjatë gjithë natës.
Ndërkohë, nga Spitali i Durrësit njoftohet se nga momenti i tërmetit të së shtunës deri në orën 7 të mëngjesit të së dielës janë bërë gjithsej 182 vizita, nga të cilat 63 me kontuzione e gjendje ankthi.
Në shërbimin e urgjencës nuk ka asnjë në vëzhgim, ndërsa të shtruar në ortopedi janë 3 shtetas. (A2 Televizion)