
Një tërmet me magnitudë 4,7 është ndjerë mbrëmjen e të premtes në zonën e Himarës, rreth 125 kilometra në jug të Tiranës.
Lëkundjet e forta, të nisura rreth orës 20:27, janë ndjerë edhe në Fier, Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, ndërsa në kryeqytet është ndjerë pak ose aspak.
Sipas dëshmive nga Vlora dhe zonat përreth lëkundjen kanë zgjatur deri në 10 sekonda, por kanë qenë të forta. (A2 Televizion)