
Kroacia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Më i fundit është regjistruar në orën 05:59 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.
Tërmeti u regjistrua 12 km në juglindje të Sibenik, Grad Shibenik, Sibenik-Knin të Kroacisë.
Në mediat sociale vendase u raportua se tërmeti ishte i shkurtër, por shumë i fortë që i zgjoi banorët dhe i trembi.
Deri më tani nuk ka të dhëna për lëndime apo dëme materiale. (A2 Televizion)