
Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen virualisht të martën për të biseduar mbi ecurinë e mëtejshme të procesit të Berlinit
Konferenca që do të mbahet nën drejtimin e ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, ka për qëllim të përgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive në fillim të muajit korrik.
Siç u bë e ditur në një njoftoim të autoriteteve gjermane, perveç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë edhe ata të disa shteteve anëtaretë BE-së, si dhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi.
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares Angela Merkel që ka si synim si synim përmirërimsin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit te rajonit në BE. (A2 Televizion)