Letra e 73 eurodeputetëve: Tirana dhe Shkupi meritojnë “dritën jeshile”, shtyrja prish ekuilibrat

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 19:55 | Aktualitet

Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetet sociale tekstin e letrës së 73 eurodeputetëve që i kërkojnë Këshillit të Bashkimit Evropian përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nisur nga kjo letër, ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit që sipas tij, “ka adresuar edhe hezitimin e tetorit” të vendeve si Franca dhe Holanda, Balla tregohet optimist se të enjten Këshilli Evropian do të miratojë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin.

https://a2news.com/2020/03/23/a2-siguron-draft-vendimin-be-jep-driten-jeshile-per-celjen-e-negociatave/?fbclid=IwAR2EXJUTUBEZ1Ap6UoxfitvzN185kY4EOAgmdihjEOPdL2rYSBis3agNMmk

Në letrën e shpërndarë nga Balla,  eurodeputetët deklarojnë se “një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit”, dhe se “të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së”, duke treguar se një shtyrje e mundshme mund të rrezikojë tendencën pro-evropiane të opinionit publik në dy vendet kandidate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos