Lëvizën në këmbë pas orës 10:00, gjobiten 10 persona në Korçë

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 12:47 | Aktualitet

Masat e shtuara për ndalimin e lëvizjes në këmbë të qytetarëve pas orës 10:00, kanë bërë që qyteti i Korçës të kthehet në një qytet “fantazmë” pas këtij orari.

Megjithatë, punonjësit e policisë kanë monitoruar lëvizjen dhe për çdo qytetar që ka kaluar këtë orar, duke kapur 10 në shkelje.

Mësohet se punonjësit e policisë kanë plotësuar formularin, i cili do të kalojë në komisionin për vendosjen e gjobave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos