Një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Shkodër kanë mbushur rrugë të ndryshme në qytet, pavarësisht thirrjeve për distancim social për të frenuar sa më shumë pandeminë koronavirus në vendin tonë.
Edhe pse në kryeqendrën e veriut nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri tani me Covid-19, distancimi social është dhe ndalimi i grumbullimeve masive është në fuqi në të gjithë vendin. Por kjo duket se nuk i ka shqetësuar shkodranët, të cilët shëtisin të shumtë të numër, fare pranë njëri-tjetrit në shëtitore “Molos” dhe te ura e vjetër e Bunës, në këmbë, me biçikleta apo me motorë.
Grupe të shumta të rinjsh shihen teksa qëndrojnë fare pranë njëri-tjetrit, duke mos respektuar distancat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësore shqiptare dhe të botërore. (A2 Televizion)