Nuk deklaroi paratë në kufi, procedohet 35-vjeçari dhe sekuestrohen 25 mijë euro

Nga A2 CNN
22 Gusht 2021, 10:42 | Kronikë
Nuk deklaroi paratë në kufi, procedohet 35-vjeçari dhe

Policia Kufitare e Kapshticës ka proceduar penalisht një 35-vjeçar nga Pogradeci për mosdeklarim parash në kufi si edhe ka sekuestruar afërsisht 25 mijë euro.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.980 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos