
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës në fshatin Balëz, të Elbasanit. Sipas Policisë një makinë ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit, një 21-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit.
I plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)