Lewandowski le në baltë Poloninë, ndan një pikë me Meksikën

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 19:04 | Futboll

Është ndarë në barazim pa gola ndeshja e grupit C mes Meksikës dhe Polonisë.

Të dyja ekipet u treguan të kujdesshme për të mos dalë pa pikë nga ky takim, kjo dhe për shkak të humbjes së Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, e cila tashmë udhëheq grupin.

Rasti më i mirë për Poloninë ishte ai në minutën e 58, ku Lewandowski gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Ndonëse shumë e luftuar në mesfushë, ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos