Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është sot në ditën e tretë të diskutimeve. Krahas atyre me impakt global, si lufta në Ukrainë, apo kriza ekonomike, fokusi po përqendrohen edhe në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor, apo dialogu Kosovë-Serbi. Por në takimin ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. (A2 Televizion)
Liderët e Ballkanit takohen në Davos, Rama e Kurti marrin pjesë, mungon Vuçiç
