Lideri i rusëve, Vladimir Putin shënon 20 vite në pushtet

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 14:21 | Bota
Lideri i rusëve, Vladimir Putin shënon 20 vite në pushtet

Vladimir Putin ka festuar 20 vjet në politikë, madje 20 vite në pushtet, herë si kryeministër e herë si president. Që prej gushtit të vitit 1999, Vladimir Putin është shndërruar në një prej njerëzve më të pushtetshëm në botë.

Pushteti i Putin ka qenë më i gjati ndër vite edhe më shumë se lideri veteran i sovjetikëve Leonid Brezhnjev. Figura e Putin, jo vetëm nga rusët por edhe ndërkombëtarët, shihet si “Babai i kombit”, që ka ngritur lart krenarinë kombëtare dhe ka zgjeruar ndikimin e Moskës, kryesisht falë ndërhyrjeve në Siri dhe Ukrainë.

Ndërsa kritikët e akuzojnë për vendosjen e sistemit të korruptuar autoritar në vend, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Aktualisht Putin është në krye të mandatit të katërt si president, deri në vitin 2024, kur ai do të mbushë 72 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos