Lidhje me Gulen? Turqia kërkon arrestimin e 176 ushtarakëve

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 09:02 | Bota
Lidhje me Gulen? Turqia kërkon arrestimin e 176 ushtarakëve

Prokurorët turq kanë nxjerrë urdhërarresti për 176 ushtarë të tjerë, të dyshuar për lidhje me rrjetin e klerikut Fetullah Gulen, i cili akuzohet për organizimin e tentativës së dështuar të grushtit të shtetit 3 vjet e gjysmë më parë.

Ndjekësit e klerikut Gulen që strehohet në SHBA kanë qenë gjatë gjithë kohës në shënjestër të autoriteteve që pas puçit të dështuar në korrik të vitit 2016, ku mbetën të vrarë mbi 250 persona. Operacionet ndaj tij janë çështje rutine tashmë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, operacioni u koordinua nga qyteti i Izmirit dhe kishte vënë në shënjestër të dyshuar në 49 persona. Mes ushtarakëve që do të përballen me arrestin janë 143 leitnantë, 97 prej të cilëve ende në detyrë. Gjithashtu, urdhërarresti është nxjerrë dhe për 6 pilotë të avionëve luftarakë F-16.

Kleriku Fetullah Gulen, i cili prej vitit 1999 jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mohuar përfshirjen në këtë tentativë për grusht shteti. Në këtë operacion spastrimi që vijon prej disa vitesh 80 mijë persona janë burgosur dhe po presin dënimin, ndërsa 150 mijë të tjerë kanë humbur vendet e punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos