Reagim i rrallë kundër priftërinjve të martuar nga Papa Benedikti i XVI

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 12:02 | Bota
Reagim i rrallë kundër priftërinjve të martuar nga Papa

Në një reagim të rrallë, Papa Benedikti i 16-të, del në mbrojtje të beqarisë priftërore në Kishën katolike, ndërsa pasardhësi i tij konsideron lehtësimin e masës që ndalon burrat e martuar të shërbejnë si priftërinj.

Papa Benedikti iu referua çështjes në një libër të shkruar në bashkëpunim me kardinalin Robert Sarah. Arqipeshkvët nga e gjithë bota u mblodhën në tetor për të diskutuar të ardhmen e kishës në Amazone, e në përfundim të takimit u propozua që në disa zona të largëta të rajonit priftërinjtë e martuar mund te shërbejnë.

Por Papa Emeritus, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013-të, tha se beqaria te priftërinjtë është një traditë qindra vjeçare brenda kishës dhe ka rëndësi të madhe pasi lejon pjesëtarët e klerit të fokusohen te detyrat e tyre.

Vatikani nuk ka reaguar ende lidhur me deklaratat e Benediktit, por për analistet ndërhyrja shënon një shkelje serioze të rregullave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos