Liga Profesioniste, Duka: Kampionati e reklamat në duart e klubeve

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2018, 10:47 | Futboll
Liga Profesioniste, Duka: Kampionati e reklamat në duart e klubeve

Liga Profesioniste si një hap cilësor drejt përmirësimit të cilësisë, financave, por edhe imazhit të futbollit shqiptar. Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka zbulon detajet e procesit, duke nisur nga fati i krahut të tij të djathtë, zotit Libohova, i cili u përzgjodh në krye të Ligës.

“U vendos krijimi i Ligës, u përcaktua drejtuesi, për të marrë në dorë organizimin dhe menaxhimin e aktivitetin e futbollit. Të gjitha do të miratohen në Asamblenë e gjashtë mujorit të parë të vitit 2019. Do të propozohet që drejtuesi i Ligës Profesioniste të jetë anëtar i Ekzekutivit të FSHF dhe zv.president i futbollit”, tha Duka.

Të tjera çështje të sqaruara nga kreu i federatës lidheshin me aspektin financiar dhe prezencën e Ligës në Komisionet juridike.

“Të gjitha të drejtat dhe menaxhimin e Kategorisë Superiore do ti ketë Liga: emrin, reklamat dhe marketingun. Komisionet juridike dhe ato të arbitrimit janë një, por federata do ti japë akses Ligës të kontrollojë 100 për qind ato që kanë lidhje me aktivitetin e saj”, tha Presidenti FSHF.

Pas mbledhjes ku klubet arritën zyrtarisht marrëveshjen për detajet teknike dhe drejtuesin, Liga Profesioniste pritet të jetë funksionale prej edicionit të ardhshëm të futbollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos