Ligji i fiskalizimit, biznesi i vogël del kundër qeverisë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 15:31 | Ekonomi
Ligji i fiskalizimit, biznesi i vogël del kundër qeverisë

Përfaqësuesit e biznesit dalin kundër ligjit të fiskalizimit, të miratuar nga qeveria në muajin nëntor, me synim heqjen nga qarkullimi të kuponin tatimor vendosjen ne faturës elektronike.

Gjatë një takimi që patëm me drejtorin e kabinetit te PD, Dorjan Teliti, përfaqësues nga biznesi i vogël dhe i mesëm thanë se ky ndryshim dhe rishikimet e tjera ligjore për biznesit, po i çon ata drejt greminës ekonomike

Drejtuesi i kabinetit të PD, Dorjan Teliti akuzoi qeverinë se po ndërmerr masa drastike ndaj biznesit, dhe renditi masat që do të ndërmarrin demokratët në mbështetje të tyre me ardhjen në pushtet.

Sipas shoqatës së biznesit të vogël, në 6 vjet janë mbyllur 98 mijë biznese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos