Ligji kundër abortit mbledh mijëra njerëz në Varshavë

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 19:38 | Bota

Mijëra njerëz dolën për të 9-ën ditë radhazi në rrugët e Varshavës në Poloni, për të kundërshtuar ligjin e sapomiratuar i cili ndalon pothuajse të gjitha llojet e aborteve.

Manifestimi quhet “Marshimi në Varshavë” dhe është organizuar nga lëvizja “Greva e femrave” në mbështetje të të drejtës për abort.

Marshimi nisi në 3 sheshet kryesore të kryeqyteti polak dhe u shoqërua me forca të shumta policia, pasi grupime të ekstremit të djathtë tentuan të provokonin të pranishmit.

Pas para nisjes së këtij marshimi erdhi dhe një njoftim nga presidenti Duda i cili deklaroi se do të ketë një rishikim të ligjit, por propozimi i tij u konsiderua nga të pranishmit si i pamjaftueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos