Lilaj fiton Kupën nga tribuna

Nga A2 CNN
19 Maj 2019, 18:10 | Futboll

Sabien Lilaj ka fituar Kupën e Azerbajxhanit këtë të diel, pasi skuadra e tij Gabala, mundi 1-0 në finale SumQqyit. Mesfushori shqiptar e ndoqi ndeshjen nga tribuna, pasi ishte i pezulluar, por gjithsesi në fund të ndeshjes ka festuar me shokët e skuadrës duke ngritur edhe trofeun.

Ky është trofeu i parë në Azerbajxhan me Gabalan për Lilajn, i 12-ti në total për mesfushorin korçar, i cili numëron 6 tituj kampion në Shqipëri, 5 me Skënderbeun dhe 1 me Tiranën, si dhe 2 Kupa (nga 1 me Tiranën dhe Skënderbeun) si dhe 3 Superkupa (1 me Tiranën dhe 2 me Skënderbeun)

Në kampionatin azerbajxhanas, Gabala renditet në vend të katërt, disa pikë larg vendit të tretë që siguron edhe pjesëmarrjen në fazat kualifikuese të Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos