Nga dosjet e drogës tek ekzekutimi mafioz, kush është shqiptari i vrarë në Spanjë, Luka Beqiraj

Nga Igli Çelmeta
11 Nëntor 2026, 14:53 | Kronikë

Viktima 39-vjeçari, Luka Beqiraj nga Vlora, i cili u vra në Spanjë nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare dhe atë iberike. Dyshimet në Alikante janë se ekzekutimi mund të ketë lidhje me një larje hesapesh. Verifikime kanë nisur dhe në Shqipëri ku viktima ka qenë i hetuar edhe në një atentat të dyfishtë të ndodhur vite më parë në Panaja të Vlorës.

Fillimisht problemet e para me drejtësinë Luka Beqiraj rezulton ti ketë pasur që prej vitit 2016, kur u ndalua në moshën 28-vjeçare, për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Tre vite më vonë, në vitin 2019, emri i tij u përfshi në një tjetër dosje penale, këtë herë me përmasa ndërkombëtare. Ai u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia e përtej Adriatikut nën akuzat për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në vitin 2020, Luka Beqiraj, atëherë 32 vjeç, u dënua me katër vite e gjysmë burg për përfshirjen e tij në veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës.

Vrasja e Luka Beqirajt në Orihuela ka rikthyer vëmendjen te aktiviteti i organizatave kriminale me origjinë nga Shqipëria në bregdetin spanjoll.

Sipas mediave atje, mënyra e veprimit të autorit, afrimi në distancë të shkurtër, të shtënat ndaj viktimës dhe largimi i menjëhershëm me skuter elektrik, janë elemente që kanë ngritur dyshime për një sulm të organizuar. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që vrasja të jetë kryer nga një person i paguar, ndërsa po verifikohen edhe lidhjet e mundshme të viktimës me individë apo grupe të përfshira në veprimtari kriminale jo vetëm në Spanjë por edhe në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos