Lind foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 10:05 | Lifestyle
Lind foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi

Ka lindur foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në janar, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur një punonjëse spitali lindi vajzë.

Nëna e foshnjes kishte marrë vaksinën Moderna kur ishte 36-javëshe shtatzënë. Tri javë më pas, sillte në jetë vogëlushen.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për beben e parë në botë me antitrupa Covid-19. Sipas mjekëve, që u morën me rastin, është një rast shumë i veçantë dhe do të botohet në revistën mjekësore “MedRxiv”.

Mjekët sqaruan se nëna ia ka kaluar antitrupat foshnjes, përmes kordonit të kërthizës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos