
Pas 2 muajsh ndërprerje nis lundrimi detar nga Porti i Vlorës. Dy tragete për çdo ditë, sipas një grafiku të përcaktuar do të funksionojnë nga porti i Vlorës drejt Brindizit dhe anasjelltas.
Për pilotin e vjetër të një prej trageteve, fillimi i lundrimeve është një çlirim si për bizneset ashtu dhe për Agjencitë e Udhëtimit. Sipas tij, pezullimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi kalimi nga Durrësi ishte me taksa dyfishe.
Ndërkohë çdo ditë nga porti i Vlorës do të niset një traget i cili do të transportojë vetëm kamionë. Në të dy portet Vlorë dhe Brindizi kryhet kontrolli sipas protokolleve shëndetësore të Covid 19. (A2 Televizion)