
Liverpool ka nisur arratinë në krye të renditjes së Premier League, pas fitores së thellë 7-0 në transfertë, ndaj Crystal Palace.
Dygolëshat e Firmino dhe Salah, si dhe golat e Minamino, Mane dhe Henderson i dhanë 3 pikët e radhës ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp.
Me këtë fitore, “The Reds” e shohin veten 6 pikë përpara Tottenham të vendit të dytë, edhe pse ekipi i Jose Mourinho ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)