Liverpool ‘zhgënjen’ në të parën, Salah shpëton ekipin nga humbja

Nga A2 CNN
6 Gusht 2022, 15:24 | Futboll
Liverpool ‘zhgënjen’ në të parën, Salah

E ka nisur me barazim ekipi i Liverpool sezonin e ri të Premier League.

Ndonëse përballë kishin të sapongjiturit e Fulham, djemtë e Klopp nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e parë të kampionatit.

Mitrovic, njësoj si sezonin e kaluar në Championship tregoi edhe njëherë se është një sulmues për t’u pasur kujdes duke shënuar dy gola për Fulham.

Për Liverpool shënoi i pari Nunez, ndërsa rezultati u barazua në minutat e fundit nga i përhershmi Salah, i cili nuk lejoi që ekipi ta niste me disfatë kampionatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos