Premier League ngre siparin, Arsenal tregon menjëherë “dhëmbët”

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 22:52 | Futboll
Premier League ngre siparin, Arsenal tregon menjëherë

Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier League, duke fituar në transfertën e vështirë ndaj Crystal Palace.

Topçinjtë shënuan dy herë në portën e vendasve, por ajo që ra në sy ishte loja e mirë e djemve të Arteta, të cilët duket se do të kërkojnë diçka më shumë në këtë kampionat.

Goli i parë erdhi nga Martinelli në minutën e 20 të takimit falë një krosimi të bukur në zonë.

Vendasit u përpoqën të barazonin dhe krijuan shumë pothuajse gjatë gjithë takimit, por reparti i sulmit çaloi disa herë përpara portës.

Në minutat e fundit të takimit një top i hedhur për kros nga Saka, u devijua në portë nga mbrojtësi vendas Guehi, duke vulosur në këtë mënyrë fatet e kësaj ndeshje të parë të kampionatit anglez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos