
Bayern Munchen ka dhuruar spektakël dhe gola në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit gjerman të futbillit për sezonin 2022-2023.
Bavarezët fituan me rezultatin e thellë 1-6 përballë Eintracht Frankfurt, i cili sezonin e kaluar e mbylli si fitues i Europa League.
Ndonëse pa Lewandowskin e larguar, Bayern arriti të shënojë dy gola të shpejt që në 10 minutat e para të takimit. Nuk mungoi goli i të sapoafruarit Mane, i cili i trefishoi shifrat.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-5, duke bërë që miqtë në 45 minutat e dyta të ulin ritmin. Me shumë lojtarë të larguar, Frankfurt gjeti golin e nderit me anë të Muani në minutën e 64. Pak minuta para përfundimit Musiala gjeti dhe golin e dytë në këtë takim duke vulosur shifrat në 1-6. (A2 Televizion)