"Lojë" e hapur apo e mbyllur? Mazhoranca kërkon hapje të pjesshme të listave dhe heqje koalicionesh

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 10:29 | Aktualitet

Intensitet zhvillimesh ka pasur politika e ditës para se fundjava të niste, e po me të njëjtën dinamikë pritet të fillojë me këtë të hënë edhe java e re. Lakoren e re e ka provokuar dalja e PS, me zë e figurë të kryeministrit Rama e kreut të grupit parlamentar socialist, që u deklaruan në parim “pro” listave të hapura dhe shprehen konsideratë për ndryshimet kushtetuese që do të përjashtonin edhe koalicionet para zgjedhore, kërkesa që vijnë të artikuluara si kushtëzime nga opozita parlamentare. Duke e konsideruar marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtë parlamentit si një draft ku u dakordësua vetëm për infrastrukturën dhe administrimin zgjedhor, PS flet për një hapje të pjesshme të listave, ku përmendet elementi i barazisë gjinore, çka automatikisht do të përmbushte edhe idenë e mungesës së koalicioneve parazgjedhore. Edhe pse kryeministri garantoi disa herë në fjalën e tij se kjo nuk është një cenim i marrëveshjes së 5 qershorit, Basha foli për të kundërtën: shkelje e marrëveshjes, frikë nga rotacioni politik dhe frikë përballja me opozitën e bashkuar në zgjedhje. Në të kundërt, ai foli për pasoja e përmendi dhe ofertat. Mbi këto llogari e kalkulime, nëse ishin të tilla, apo dolën rrugës, foli në Ditarin e mëngjesit në A2 opinionisti Brenton Kotori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos