Fundi i një epoke, Lukaku i jep lamtumirën kombëtares belge

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2026, 14:33 | Futboll

Një nga sulmuesit më të rëndësishëm të futbollit belg i jep fund aventurës me kombëtaren. Romelu Lukaku ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në moshën 33-vjeçare, duke mbyllur një kapitull 16-vjeçar me fanellën e Djajve të Kuq.

Vendimi vjen vetëm një ditë pas fitores 4-1 të Belgjikës ndaj Italisë, sfidë në të cilën sulmuesi nuk u aktivizua dhe e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

Lukaku largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares belge, me shifra që flasin vetë: 135 ndeshje dhe 94 gola. Ai ishte një prej protagonistëve të brezit të artë të Belgjikës, që arriti kulmin me vendin e tretë në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, shkruan A2.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lukaku falënderoi shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët, duke theksuar se është në paqe me vendimin e tij.

Një lamtumirë për një prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit belg. 16 vite, 94 gola dhe një trashëgimi që do të jetë e vështirë të përsëritet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos