Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike: Inteligjenca Artificiale do të analizojë riskun

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2026, 13:47 | Politikë

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike: Inteligjenca

Kryeministri Edi Rama prezantoi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, i cili synon të rrisë transparencën dhe eficiencën në procedurat e prokurimit publik, si dhe të ulë kostot dhe burokracitë për institucionet dhe bizneset. Rama bëri të ditur se sistemi i ri do të përfshihet në planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe do të funksionojë përmes një platforme të vetme elektronike, ku do të integrohet edhe Inteligjenca Artificiale për analizën e riskut.

Sipas kryeministrit, sistemi synon të përshpejtojë procedurat, të garantojë më shumë transparencë dhe të përafrojë Shqipërinë me standardet europiane të prokurimit.

“Jemi sot këtu në një moment, ku për herë të parë në fazën e diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm përfshihet edhe sistemi i ri i prokurimit. I cili tanimë do të shërbejë si mekanizmi në dispozicion të dikastereve qendrore, por jo vetëm, për të planifikuar dhe realizuar në kohë prokurimet publike. Ky është një transformim kryesor lidhur me eficiencën e prokurimeve publike. Është një strukturë që po integrohet në sistemin europian të prokurimeve dhe po merr ekspertizë të lartë nga institucionet e ngjashme. Nga ana tjetër, nuk është e panjohur për ju, ambicia jonë që prokurimi publik të mos jetë vetëm një kapitull i përmbushur në BE, por të jetë një model excellence dhe inovacioni në këtë botë që jetojmë. Inteligjenca Artificiale e integruar në analizën e riskut. Sot ne jemi gati që të nisim punën për ngritjen e sistemit të ri elektronik, i cili është një sistem unik jo vetëm në Shqipëri, por shumë më gjerë se kaq, ku inteligjenca artificiale do të flasë gjuhën e çdo grupi interesi që e ka punën e lidhur me aksesin e prokurimeve publike. Do të ketë më shumë qartësi, shpejtësi, transparencë të padiskutueshme, ulje të kostove dhe minimizim të burokracisë”, tha kryeministri Edi Rama (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos