
Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e 29-të të Lojërave Dimërore.
Kanë mbetur vetëm 100 ditë nga starti i Pekin 2022, evenimentit që do të nisë më 4 shkurt me ceremoninë e hapjes, të cilit do t’i paraprijnë sfidat kualifikuese në curling.
Lojërat dimërore do të përfundojnë më 20 shkurt. Sportistët e pranishëm do të konkurrojnë në 15 sporte, teksa në lojë janë 109 medalje të arta.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, në Pekin 2022 do të ketë shtatë disiplina të reja për meshkuj dhe femra. (A2 Televizion)