Lojërat Olimpike, Akil Gjakova shpresa e radhës e Kosovës për medalje

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 07:34 | Sporte të tjera

Akil Gjakova konkurron për një vend në çerekfinale në xhudo për peshën deri në 73 kg.

Sportisti nga Kosova arriti të bënte ippon 15 sekonda nga përfundimi i kohës së rregullt, duke e vënë me shpatulla në tapet kundërshtarin e tij, suedezin Tommy Nacias në ndeshjen e tretë.

Akil Gjakova e nisi garimin në raundin e 64. Ai e fitoi takimin e parë pas 16 sekondash duke hedhur në tapet kundërshtarin e tij nga Jemeni Ayash Ahmed.

Në raundin tjetër Akil Gjakova u përball me zviceranin Stump, të cilin e mundi me ippon në më pak se dy minuta. Gjakova tregoi një agresivitet dhe besim të madh në lojën e tij, duke e dominuar kundërshtarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos