
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka këshilluar Komitetin Olimpik që të mos anulojë apo shtyjë Lojërat Olimpike të Tokios nga frika e përhapjes së koronavirusit.
Organizatorët së bashku me Kinën do të angazhohen që të parandalojnë infektimin e atletëve dhe pjesëmarrësve. Eventi zgjat 17 ditë dhe pritet të nisin me 24 korrik.
“Këshilla që kemi marrë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është se nuk ka asnjë plan për anulimin apo zhvendosjen e lojërave. Për sa kohë atletët e Kinës përgatiten jashtë vendit dhe nuk vijnë nga Kina, nuk do t’u kërkohet ndonjë periudhë izolimi. Së bashku me Kinën, do të jemi në gjendje të sigurojmë zhvillimin e lojërave në një mënyrë që është e sigurt për atletët dhe spektatorët”, u shpreh Coates. (A2 Televizion)