Red Bull Racing ishte skuaderia e radhës në Formula 1, e cila prezantoi njëvendëshen e re për sezonin që nis së shpejti.
RB16 titullohet makina e re e skuderisë austriake që do ka objektiv, rivalizimin e Ferrarit dhe kampionëve të Mercedes. Max Verstappen, ishte i pari që testoi në pistën e Silverston modifikimet e reja të Red Bull, ndërkohë që partneri i tij Alexandet Albon do të shfaqet për herë të parë në testet zyrtare para-sezonale në Barcelonë javën e ardhshme.
Jemi në Silverstone. Koha është e mirë por jo dhe aq e ngrohtë. Xhirot e para me makinën e re më lanë përshtypje të mira. Objektivi ynë këtë sezon është të luftojmë për titull. Jemi të motivuar po punojmë shumë dhe mezi pres të nisë sezoni. Kemi përmirësuar shumë motorin e këtij viti dhe më në fund mund të jemi konkurrues që prej startit të kampionatit. Do të jetë një sezon interesant”, tha piloti.
Formula 1 nis më 15 mars dhe si gjithmonë nga Çmimi i Madh i Melburnit. Këtë vit, Botërorit të garave do t’i shtohen edhe dy pistat e reja, ajo e Hanoit në Vietnam si dhe rikthimi i Çmimit të Madh të Zandvortit në Holandë. (A2 Televizion)