“Loro Boriçi” në “terr”, pa gola dhe pa drita!

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2019, 18:55 | Futboll

Ndeshja e kësaj jave në Superiore mes Vllaznisë dhe Teutës është mbyllur pa gola në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ajo që përbën lajm në këtë takim që nuk dhuroi shumë për atë që u luajt në fushë, ishte problemi me sistemin e ndriçimit të stadiumit. Në pjesën e parë të takimit, arbitri u detyrua ta ndërpriste dy herë atë pasi ikën dritat!

Sa i përket lojës, dy skuadrat treguan edhe njëherë tjetër se problemi i tyre mbetet sulmi, duke mos arritur të mos e dërgojnë topin në rrjetë asnjëherë.

Tashmë, Vllaznia ngjitet në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e 8-të në klasifikim, ndërkohë që Teuta me barazimin e 4-t radhazi në kampionat numëron 19 pikë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos