
Triumf i jashtëzakonshëm për Flamengon që përmbysi në mënyrë të pabesueshme River Plate në finalen e Copa Libertadores. Argjentinasit shënuan që në fillimin e pjesës së parë dhe kryesuan deri në miutën e 89-të, atëherë kur do të ndodhte e pabesueshmja.
Sulmuesi brazilian Gabigol u kthye në hero duke barazuar në minutën e 90 e duke shënuar më pas golin e fitores në kohën shtesë.
Flamengo ja doli të fitojë Copa Libertadores pas 38 vitesh ndërkohë që festa madhështore nuk ishte në Lima, atje ku u zhvillua finalja, por në stadiumin "Maracana" të Brazilit, ku mijëra tifozë brazilian kaluan në delir pas suksesit të skuadrës së tyre. (A2 Televizion)