Lufta e Ukrainës në ditën ë 12-të, çfarë ka ndodhur sot

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 22:13 | Bota

Presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli ndalimin e menjëhershëm të importimit të naftës, gazit dhe qymyrit rus. Të njëjtin vendim e mori edhe Britania e Madhe, por tha se do ta bëjë këtë gradualisht, deri në fund të vitit.

SHBA do të dërgojë dy sisteme raktetore “Patriot” në Ukrainë, si masë mbrojtëse për t’iu kundërpërgjigjur çdo kërcënimi që mund të vijë ndaj vendeve aleate në NATO. Por Pentagoni refuzoi propozimin e Polonisë për të dërguar avionët e saj MiG-29 në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Rusia kërcënon se do të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën, çka do të vendoste në vështirësi shtetet e kontinentit të vjetër të cilët kanë varësi nga gazi rus.

Ukraina pretendon se po zmbraps sulmet ruse. Sipas ushtrisë së Ukrainës janë vrarë deri tani 12 mijë ushtarë rusë, por sipas CIA-s, kjo shifër është diku mes 2000 dhe 4000.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se është të gjejë një kompromis me Rusinë sa i përket Krimesë dhe Donbasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos