
Rreziku i vërtetë kur përballemi me antisemitizmin nuk është nga vandalët që shkatërrojnë sinagoga hebrenjsh, por nga njerëzit e arsyeshëm që debatojnë dhe relativizojnë antisemitizmin. Këtë mesazh dha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në eventin “CAM/Combat Antisemitism Movement Leadership”, në Jerusalem, teksa shprehu edhe frikën që ndjeu disa vite më parë nga deklaratat e anëtarëve të Partisë Laburiste . Sipas tij, lufta kundër antisemitizmit nuk është të mbrosh hebrenjtë, por të mbrosh të drejtën, veten, familjen dhe besimin.
“Antisemitizmi nuk ka të bëjë me hebrenjtë, por me njerëzimin, ne jemi në linjën e duhur në luftën kundër antisemitizmit. Lufta kundër antisemitizmit nuk është të mbrosh hebrenjtë, por veten familjen dhe të drejtën. Rreziku i vërtetë kur përballemi me antisemitizmin nuk është nga vandalët që vandalizojnë varrezat dhe sinagogat hebreje, por tregon anën barbare të një skaji tjetër. Rreziku më i madh vjen nga ata që duken të arsyeshëm dhe debatojnë edhe relativizojnë antisemitizmin. Nuk jam ndjerë aq keq sa kur dëgjova disa anëtarë të Partisë Laburiste disa vite më parë për antisemitizmin dhe më frikësoi më shumë se lajmet për shaktërrimin e sinagogave. Relativizimi na sjell pas në vende të këqija, kurse vandalizmi është i ekspozuara dhe i lehtë për t’u përcaktuar vija ndarëse”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shprehu edhe krenarinë për vendin tij në mbrojtje të hebrenjve që sipas tij daton që në shekullin e parë.
“Vendbanimet hebreje u krijuan në jug të Shqipërisë në shekullin e parë. 3 mijë hebrenj që kishin hipur në anije për në kryeqytetin e perandorinë romake si fuqi punëtore u rrëmbyen në Adriatik dhe ndaluan në brigjet tona ku toponimet si Galile, Fionike, Orikum, Palestre janë ende prezente dhe krijuan sinagogën e parë në Ballkan. Kur shpërtheu inkuizicioni i hebrenjve mijëra të tjerë erdhën në qytetet tona. Ata jetuan në mënyrë të shkëlqyer me shqiptarët. Në 1931 Shqipëria urdhëroi regjistrimin e popullsisë hebreje. Hebrenjve iu njoh e drejta për bashkësi përfshirë habatin. Ndërsa në botë po shfaroseshin, Shqipëria u dha atyre barazi ligjore njësoj si komunitetet e tjera në vend. Shqipëria konsiderohet një atdhe i dytë për hebrenjtë dhe një pjese e opinionit europian kishte frikë se Shqipëria po asimilohej nga hebrenjtë. Tradhtia ndaj mikut në kodin e nderit është një krim i rëndë i pafalshëm. Negociatorët u shpjeguan nazistëve që nëse dorëzonin hebrenjtë do të humbnin besimtarët dhe negociatorët pranuan të dorëzonin arin dhe jo hebrenjtë. Nazistët u përpoqën edhe në prill të vitit ’44. 17 hebrenj nuk vdiqën nga Holokausti, po si pjesë e luftës antifashiste dhe u shpallën dëshmorë”. (A2 Televizion)