Von Der Leyen tur në Ballkan: BE jep 1 miliard euro për energjinë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 09:54 | Politikë
Von Der Leyen tur në Ballkan: BE jep 1 miliard euro për energjinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, do të nisë këtë të mërkurë një tur në Ballkan, për t’i njohur vendet e rajonit me masat mbështetëse të BE-së për krizën energjetike.

Kryekomisionerja pritet të prezantojë planin që shoqërohet nga një fond prej 1 miliard eurosh, që do të shpërndahet në Ballkan për të përballuar çmimet e energjisë.

Vizita pritet të nisë të mërkurën nga Shkupi, për të vijuar të enjten në Prishtinë, ndërsa po atë ditë pritet që kryekomisionerja të vizitojë dhe Tiranën.

Ditën e premte vizita vijon në Bosnjë e Mal të Zi, ndërsa mbyllet ditën e shtunë me Serbinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/14/von-der-leyen-mban-fjalimin-vjetor-ballkani-te-behet-pjese-e-be-pa-te-nuk-jemi-te-kompletuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos