
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT-së, shkak për këtë është një defekt në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”.
“UKT njofton se, për shkak të një defekti në tubacionin kryesor DN 200 mm në zonën e “Kodrës së Diellit”, do të ketë reduktim të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona: Rruga “Rrapo Hekali”, Rruga “Bill Klinton”, Rruga “e Zallit”, Zona tek “Fondacioni Eleonora”, Zona e “Kodrës së Diellit” (jo rezidenca)".
Institucioni njofton se ekipet e UKT ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme, teksa kërkon mirëkuptimin e banorëve të zonave të prekura deri në normalizimin e situatës. (A2 Televizion)
