Lufta kundër koronavirusit, Turqia në izolim 4-ditor

Nga A2 CNN
19 Maj 2020, 08:33 | Bota
Lufta kundër koronavirusit, Turqia në izolim 4-ditor

Një tjetër izolim 4-ditor u njoftua për këtë fundjavë në Turqi që përkon edhe me mbylljen e muajit të Ramazanit dhe festën e Fiter Bajramit.

Lajmin e konfirmoi presidenti Recep Tayip Erdogan teksa tha që në këtë pandemi nuk mund të lejojë grumbullimin e masave që do të përbënte rrezik për jetën e qindra, mijëra besimtarëve.

Izolimi do të nisë të shtunën dhe mbyllet të martën. Presidenti turk vijoi më tej duke njoftuar hapjen e objekteve të kultit më 29 maj që përbën edhe përvjetorin e pushtimit të Kostandinopojës nga perandoria osmane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos