Një video e tmerrshme vjen nga Ukraina, teksa një tank rus godet në drejtim të një kameramani që po filmonte luftimet.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Borodiankës, i cili ndodhet rreth 70 km larg kryeqytetit ukrainas.
Reporteri po filmonte luftimet në qytet nga brenda një pallati, kur mjeti i luftimit lëshoi një predhë në drejtim të ndërtesës duke shkatërruar një pjesë të tij. Fatmirësish ai arriti të shpëtonte pa lëndime. (A2 Televizion)