Luljeta Bozo është prurja e re në ekipin e kandidatëve për deputet brenda Partisë Socialsite. Gjatë një aktiviteti për programin e Rindërtimit, Rama i bëri një ftesë publike inxhinieres 79-vjeçare, ftesë e cila u pranua. “Ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë. Ne do të kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore që janë gjyshërit dhe gjyshet”, i tha Rama Bozos, e cila iu përgjigj: “Edhe si stërgjyshe”. (A2 Televizion)
Luljeta Bozo kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit, Rama: Pensionistët do të kenë zërin e tyre
