Macron, bisedë telefonike me Putin, Kremlini: Shpjegim shterues mbi pushtimin e Ukrainës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 22:52 | Bota
Macron, bisedë telefonike me Putin, Kremlini: Shpjegim shterues mbi

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur me telefon me presidentin francez Emmanuel Macron pasi Moska dërgoi trupa për të pushtuar fqinjin e saj properëndimor Ukrainën.

Mësohet se Putin i ka dhënë presidentit francez një shpjegim “shterues” të arsyeve të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, thotë Kremlini.

Kremlini tha se thirrja u bë me iniciativën e Macron dhe ai dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.

Macron deklaroi se i kërkoi Putinit të ndërpresë operacionet ushtarake.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë pushtimin rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos