Rusia merr Çernobilin pas një beteje të ashpër

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2022, 19:22 | Bota

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit, tha zëdhënësja e impiantit, Yevgeniya Kuznetsovа, për CNN.

Për marrjen e centralit u zhvillua një betejë e ashpër mes trupave ruse dhe atyre ukrainase. Sipas videove që qarkullojnë online, tanket ruse u panë brenda centralit bërthamor që ndodhet vetëm 100 kilometra larg Kievit.

Ushtria ukrainase tha se gjendja e magazinës bërthamore është “e panjohur”.

Marrja e centralit famëkeq bërthamor u paralajmërua nga Presidenti Zelensky. Nga viti i rrjedhjes së materialit radiokativ, më 1986, që më pas në mënyra të ndryshme u shpërnda në të gjithë Europën, centrali ka qenë i mbrojtur nga një kupolë betoni për të shmangur rrezatimet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/11/pamje-te-rralla-brenda-centralit-berthamor-te-cernobilit/
https://a2news.com/video/tensionet-me-rusine-ukraina-stervitet-per-lufte-ne-cernobil/

A2 CNN Livestream

Latest Videos