Macron humb shumicën, shkëputen 7 deputetë, krijojnë një parti të re

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 11:12 | Bota
Macron humb shumicën, shkëputen 7 deputetë, krijojnë

Partia e presidentit Emannuel Macron humbi shumicën parlamentare pasi disa anëtarë u shkëputën për të krijuar një parti të re.

“Ekologji, Demokraci dhe Solidaritet” do të quhet partia e formuar nga 7 ish-deputetë të “La Republique en Marche”, dhe ish-mbështetës të tjerë të presidentit. Prioritet i agjendës së saj do të jenë çështjet e gjelbra dhe pabarazia sociale.

Partia e Macron-it ka tani vetëm 288 deputetë, një më pak se sa shumica absolute,  ndërsa në 2017-n, kur mori frerët e Elysse numëronte 314 vende në parlament.

Analistët francezë thonë se “La Republique en Marche” vijon të ketë mbështetjen e dy aleatëve të tjerë politikë, partinë e qendrës MoDem dhe Agir nga qendra e djathtë, të cilat së bashku kanë 56 vende në Asamblenë Kombëtare.

Krijimi i partisë së re nuk konsiderohet nuk besohet se cenon rëndë presidentin dhe aleatët e cilësojnë lëvizjen si pjesë të problematikave të jetës parlamentare. Megjithatë, ajo sinjalizon pakënaqësinë në rritje mes anëtarëve të partisë në pushtet. Mbështetja për Macron ka rënë gjatë pandemisë së koronavirusit, e megjithatë ajo për kryeministrin Eduard Philip janë rritur.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos