Macron: Paqja ndërtohet pa poshtëruar Rusinë

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 18:05 | Bota
Macron: Paqja ndërtohet pa poshtëruar Rusinë

Për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë nuk duhet të biem në tundimin e revanshizmit.

Kjo është deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron në një konferencë për shtyp, në fund të konferencës për të ardhmen e Evropës.

Sipas kreut të Elizesë, paqja mund të ndërtohet vetëm nëse përfaqësuesit e Moskës dhe Kievit ulen në të njëjtën tavolinë pa përjashtimin e ndërsjellë dhe madje as poshtërim.

“Në mënyrë që kjo luftë të përfundojë, ne kemi miratuar sanksione të paprecedentë dhe kemi mobilizuar mjete humanitare, financiare dhe ushtarake si kurrë më pare. BE nuk është në luftë me Rusinë, por punon për ruajtjen e integritetit të Ukrainës, për paqen në kontinent", tha Macron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos