Maguire: Më kritikojnë që të marrin klikime

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 15:42 | Futboll
Maguire: Më kritikojnë që të marrin klikime

Harry Maguire, edhe pse e ka humbur vendin e titullarit te Manchester United, e nisi në formacion ndeshjen Itali-Angli.

Por, humbja e “3 Luanëve” bëri që sërish të vërshonin kritika ndaj qendërmbrojtësit. Këto kritika, vetë Maguire, i cilësoi si “pa lidhje” me rendimentin që tregon në fushë.

“Nuk dëgjoj se çfarë thonë e shkruajnë njerëzit. Jam kapiteni i United dhe çfarëdo që të shkruash për mua, do të tërheqë vëmendje. Prandaj merren me mua, duan klikime”, tha Maguire.

Gjithsesi, kapiteni i Manchester United duket se “kritikun” më të madh e ka në shtëpi, pasi trajneri Erik Ten Hag e ka hequr nga formacioni që kur arriti fitoren e parë në Premier League, ndaj Liverpool. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos