Maketi i portit të Durrësit, Xhaferraj: Lavatriçja e parave të ndotura të rilindjes

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 14:13 | Politikë
Maketi i portit të Durrësit, Xhaferraj: Lavatriçja e parave

Pas publikimit të projektit 3D të portit të Durrësit nga Kryeministri Rama, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj e ka  cilësuar këtë investim si lavatriçen e parave të ndotura të Rilindjes, pasi sipas tij asgjë nuk është bërë transparente.

Për këtë arsye, Xhaferraj nënvizoi se kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve lidhur me  këtë port.

“Së pari, qytetarët akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi po zhvendoset porti ekzistues. Së dyti, janë disa institucione ndërkombëtare që kanë financuar për ndërtimin e infrastrukturës portuale. Kush do t’i paguajë këto kredi?  Por problemi më i madh nuk është financiar, problemi kryesor është që kryeministri i vendit po çmonton lidhjet me institucionet europiane dhe po i monton me ato lindore”, tha Xhaferraj.

https://www.instagram.com/p/CRlDgr4J_dR/

“Së treti, çfarë po bëhet me koncesionet që janë në këtë port, janë kompani gjermane që kanë terminalin e kontejnerëve dhe trageteve. Ne nuk jemi kundër projekteve që zhvillojnë qytetin, por jemi kundër nismave të tilla që bëhen pa studime, pa transparencë dhe pa kuadër ligjor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos