All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Makina Porsche del nga rruga, humb jetën një person

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 20:44 | Kronikë
Makina Porsche del nga rruga, humb jetën një person
All - Paragraf - 1

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Stravec të Divjakës.

Sipas policisë, shtetasi M. L., duke drejtuar një Porsche, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital.

All - Paragraf - 3

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos